geniuService shpk, VOIP.
OFROJ

Detajet e njoftimit

OFROJ | ALL0

Industria: Hoteleri/Restorant/Bar
Pozicioni: Hostes
Arsimi: Bachelor
Mosha: E pa percaktuar
Oferta skadon: 31 Mar 2022
Qyteti: Tirane
Adresa: Rezidenca Kodra e Diellit 2
Drejtimet > Google Map

Pershkrimi:

ARKA Hotel pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë,

Ju fton të aplikoni në pozicionin e:


Hostes

Përshkrim i përgjithshëm

Luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve të ARKA Hotel dhe në sigurimin e kënaqësisë së klientëve

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Përgatisin të gjitha rezervimet;
• Shesin për klientët specialitetet e restorantit dhe produktet sezonale;
• Përshëndesin klientët në mënyrë miqësore dhe të sjellshme;
• Shoqërojnë klientët në tavolinat e rezervuara dhe kujdesen të plotësojnë kërkesat e tyre;
• Marrin rezervimet e klientëve në mënyrë të sjellshme dhe të organizuar;
• Të kenë njohuri për listën e verërave dhe produkteve të menusë sipas kategorive, në mënyrë që të mund     të shesin, rekomandojnë dhe ti diskutojnë ato;
• Sigurojnë që shërbimi të ofrohet sipas standarteve të kërkuara;
• Përgjegjës në dhënien e një shërbimi profesional, miqësor dhe të kujdesshëm në cdo kohë për të gjithë         klientët;
• Përgjegjës që furnizimet dhe pajisjet operacionale të përdoren në menyrën e duhur;


Kualifikimet dhe Aftësitë:

• Të kenë përvojë pune në këtë profil;
• Të kenë kujdes në shërbim për të shmangur cdo aksident të mundshëm;
• Ruajtja e standardeve të larta të higjenës personale gjatë gjithë kohës në punë;
• Aftësi shumë të mira komunikuese;
• Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
• Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
• Fleksibilitet me orarin e punës;
• CV-të të shoqërohen me foto;


Ofrohet:

• Pagesë konkuruese

Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al ose të kontaktojnë në numrin e

Tel. 0686082912