Njoftimet private

Njoftimet private janë për individët me të drejta ligjore për të nënshkruar kontrata për shit-blerje. Njoftimet private duhet të bëhen në përputhje me rregullat dhe udhëzimet e ligjit të Organizatës për Mbrojte të Konsumatorëve dhe rregullat e tjera të Shqipërisë lidhur me konsumatorët.

iweb.al posedon të drejtën për të vendosur nëse një njoftim duhet të klasifikohet si njoftim privat.

Njoftimet për kompani

Njoftimet për kompani janë për përdorim nga kompanitë që janë të regjistruara për TVSH në Shqipëri ose jashtë saj. iweb.al posedon të drejtën për të vendosur nëse një njoftim duhet të klasifikohet si një njoftim për kompani.

Shërbimet

Të gjitha shërbimet e njoftuara duhet të ofrohen në përputhje me rregullat dhe standardet e Shqipërisë.

Kategorizimi

Njoftimi juaj duhet të vendoset në kategorinë që e përshkruan më së miri produktin apo shërbimin tuaj. Ja disa gjëra që duhet t’i mbani në mend para se ta zgjidhni një kategori:

  • Njoftimi juaj mund të refuzohet nëse nuk është vendosur në kategorinë e duhur.
  • Është e ndaluar që në një njoftim të vetëm të vendosni shumë artikuj që u përkasin kategorive të ndryshme. Ju duhet t’i ndani artikujt sipas kategorive të tyre të duhura.
  • Njoftimet duhet të njoftohen nën seksionin e duhur të llojit të njoftimit. Një lloj i njoftimit përshkruan nëse artikulli i njoftuar është për shitje, i dhënë për qera, për blerje apo për ta marr me qera.
  • Llojet e njoftimeve për qera janë në dispozicion në disa kategori. Nëse këto zgjidhje nuk janë në dispozicion, atëherë objekte që jepen me qera duhet të regjistrohen si “Shitet” dhe objektet që kërkohen të merren me qera duhet të regjistrohen si “Blihet”.

Automjetet dhe pasuritë të patundshme

Ju nuk mund të shtoni më shumë se një automjet ose pronë në një njoftim. Administratorët e iweb.al posedonjë të drejtën e fshirjes së numrit të tepërt të automjeteve ose pronave nga lista.

Njoftimet e dyfishuara (duplikate)

Nuk ju lejohet të postoni më shumë se një njoftim për të njejtin produkt njëkohësisht. Njoftimet që kanë përmbajtje të njejtë konsiderohen si të dyfishuara(duplikate) dhe do të fshihen.

Linqet dhe rekomandimet

Nuk ju lejohet të përfshini linqe të njoftimeve të tjera apo linqe të faqeve të tjera të ankandeve. Linqet lejohen vetëm në rast se ato referojnë specifikacionet e produktit ose shërbimit i cili gjendet në njoftim.

iweb.al nuk mbështet qëndrimet dhe mendimet e shprehura nga faqet e internetit me të cilat iweb.al.al është i lidhur.

Fotografitë dhe videot

Këto janë rregullat për ngarkimin e fotografive dhe videove:

  • Ato duhet të jenë në lidhje me produktin ose shërbimin që është në njoftim.
  • Nuk lejohet përdorimi i fotografive në më shumë se një njoftim njëkohësisht. Për automjete, fotot apo videot duhet të jenë të automjetit aktual që është në njoftim.
  • Ato nuk duhet të pëmbajnë logo, emra të kompanive, faqe të internetit, ose ndonjë informatë tjetër që mund të interpretohet në përgjithësi si marketing i biznesit.
  • Nuk ju lejohet të merrni fotografi ose video nga njoftimet e tjera pa lejen e njoftuesit.
  • Ato nuk duhet të përmbajnë material me të drejtë autoriale si fotografi nga filmat apo nga muzika e mbrojtur.

iweb.al ka të drejtë t’i largojë fotografitë apo videot nga njoftimet nëse ato shkelin këto rregulla.

Artikujt dhe shërbimet e paligjshme

iweb.al vendos ndalesa në artikujt dhe shërbimet që mund të njoftohen. Artikujt dhe shërbimet që janë të paligjshme me ligjin e Shqipërisë nuk do të publikohen.

Materialet me të drejta autoriale

CD-të dhe DVD-të e kopijuara si softveri i PC-së, lojërat kompjuterike dhe video-lojërat, si dhe filmat nuk lejohen të njoftohen. Shitësit e këtij lloji të artikullit duhet ta vërtetojnë se produkti i tyre është origjinal.

Armët

Sipas ligjit të Shqipërisë, leja për posedim të armës është e domosdoshme. Kjo duhet të theksohet në njoftim nga njoftuesi.

Përmbajtja ofenduese

Një njoftim konsiderohet ofendues nëse posedon:

  • Përmbajtje të papërshtatshme drejtuar grupeve etnike, personave privat ose figurave publike.
  • Përdorim ofendues të emrave historik të grupeve etnike.
  • Fotografi dhe video klipe me përmbajtje ofenduese.

Përgjegjësia

iweb.al nuk është përgjegjëse për natyrën e produktit apo shërbimit të njoftuar. Kjo përgjegjësi i takon vetëm shitësit ose blerësit.

Ofertat joreale

iweb.al ka të drejtë të refuzojë njoftime me përmbajtje që konsiderohen të jenë oferta joreale.

Marka tregtare

Të gjitha fotografitë dhe videot janë të publikuara me një markë tregtare të iweb.al. Kjo bëhet me qëllim që të parandalohet përdorimi i tyre në një kontekst tjetër.

Kushtet e përgjithshme

Të drejtat autoriale

E gjithë përmbajtja në këtë faqe të internetit si tekstet, fotografitë, logot, ikonat, shkarkimet dhe softverët janë pronë e iweb.al.AL LLC dhe çdo përdorim i tyre për ndonjë aktivitet tjetër ndëshkohet me ligj.

Politikat e privatësisë

Të dhënat personale

iweb.al përpiqet t’i mbrojë të dhënat e juaja personale dhe të parandaloj keqpërdorimet e të dhënave që pranohen nga konsumatorët, por ne nuk mund të garantojmë se masat tona mbrojtëse do t’i ndalojnë palët e treta nga mbledhja e paligjshme e të dhënave personale.

Politikat e privatësisë të publikuara në këtë faqe të internetit janë të bazuara në ligjin për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Republikën e Shqipërisë". Një kopje e ligjit mund të shkarkohet në formatin pdf nga faqja e internetit të Drejtorisë për Mbrojtjen e Të Dhënave Personale në Republikën e Shqipërisë.

iweb.al dhe policia

iweb.al bashkëpunon me policinë dhe autorite të tjera për të kundërvepruar ndaj aktiviteteve të paligjshme që mund të ndodhin në faqen e internetit. Identiteti i personave që ushtrojnë aktivitete të paligjshme mund të zbulohet përmes IP adresave, numrave të telefonit dhe të dhënave të tjera që kërkohen nga autoritetet zyrtare.

Emaili

Emaili është mjeti më i zakonshëm që përdoret për komunikim mes përdoruesve të iweb.al, por ju nuk ju kërkohet të shkruani emailin tuaj kur të regjistroni një njoftim. Si një njoftues, i përmendur në tekstin përshkrues të njoftimit ju mund të kontaktoheni vetëm përmes telefonit nëse ju preferoni.

Nëse ju regjistroni një email adresë, ajo do të përdoret vetëm për dërgimin e të dhënave lidhur me njoftimin tuaj.

Mbrojtja e të dhënave

Ne japim më të mirën e punës sonë për mbrojtjen e të dhënave tuaja personale kur ju përdorni faqen e internetit të iweb.al. Gjatë gjithë kohës që transaksioni është duke u kryer, ne nuk kemi qasje në ndonjë lloj të të dhënave siç është numri i kartelës me të cilën paguani, periudhën e vlefshmërisë së saj, kodin e sigurisë ose bilancin e llogarisë suaj bankare. Kur ju kryeni ndonjë pagesë përmes një kredit kartelës apo debit kartelës, i gjithë transaksioni ekzekutohet nga sistemi NESTPAY i cili përdor teknologjinë e fundit për mbrojtje SSL.

Cookies/Tekonologjia përcjellëse

iweb.al përdor teknologjinë përcjellëse (“cookies” – dosje të vogla tekstesh që ruhet në kompjuterin tuaj) që implementohet në sistemet e reklamimit dhe i llogarit vizitorët unik. Kjo na mundëson neve mbledhjen e statistikave rreth vizitorëve tanë për përdorim të brendshëm si dhe për t’u siguruar se ju nuk do të shihni të njejtat hapsira reklamuese gjatë gjithë kohës që ju jeni në faqen tonë të internetit.

Teknologjia përcjellëse është anonime dhe nuk përmban të dhëna personale.

Nëse ju dëshironi ta deaktivizoni teknologjinë përcjellëse, këtë mund ta bëni në rregullimet e shfletuesit tuaj (browser settings). Këto rregullime mund t’i gjeni në kutinë e dialogut të opcioneve (option dialog box) të shfletuesit tuaj, në skendën e sigurisë (Security Tab). Deaktvizimi i këtyre rregullimeve do të thotë se ju nuk do to mund t’i përdorni disa veti të iweb.al.

iweb.al gjithashtu përdor teknologjinë përcjellëse për ndërtimin e segmenteve të tregut dhe për përmirësimin e përvojës së faqes së internetit duke u bazuar në sjelljen e përdoruesve. Ky infromacion është anonim dhe përdoret vetëm për marketingun e synuar.

Ndryshimet në politikat e privatësisë

iweb.al mbanë të drejtën në çdo kohë për të bërë ndryshime në politikat e privatësisë ose kushtet e përdorimit. Këto ndryshime hyjnë në fuqi nga momenti i publikimit të tyre në faqen e internetit.

Kontaktoni iweb.al:

iweb.al
Rr."Durresit"
1023 Tiranë, Albania
Email: info@iweb.al.al