geniuService shpk, VOIP.
OFROJ VENDE PUNE

Detajet e njoftimit

OFROJ VENDE PUNE | ALL30,000

Industria: Tjeter
Pozicioni: Ofroj vend pune Instalator Elektrik
Arsimi: Gjimnaz
Mosha: E pa percaktuar
Oferta skadon: 30 Sep 2021
Qyteti: Tirane
Adresa: Rr. Islam Alla
Drejtimet > Google Map

Pershkrimi:

Kompania GPS Albania është kompani që operon në fushën e Sistemeve të Sigurisë dhe IT nën kuadër të zgjerimit të stafit të saj kërkon Teknik Instalator për produktet dhe Sistemet që ofron.
Instalatori duhet të jetë i aftë të instalojë produkte të Sistemeve të Sigurisë dhe IT si më poshtë:

•GPS
•Sisteme Kamerash IP (CCTV)
•Sisteme Menaxhimi Radhe
•Kontroll i Aksesit dhe Kohëmatës
•Sisteme Alarmi dhe Anti - Zjarri
•Centrale telefonike
•Shërbime dhe Konsulencë IT

Përgjegjësitë dhe aftësitë kryesore:

• Të ketë njohuri bazë në lidhje me aspekte elektronike.
• I aftë për të identifikuar problemin dhe për të dhënë zgjidhje.
• Ti ofrojë asistencë dhe konsulencë të plotë klientëve në lidhje me sistemin e instaluar.
• Të komunikojë në gjuhë të huaj, në Anglisht ose Italisht.
• Të zotërojë leje drejtimi klasi B.


Kërkesat e profilit:

• Preferohet të ketë eksperiencë pune në pozicione të ngjashme por nuk përbën kusht të domosdoshëm
• Kandidati preferohet të ketë informacion në aspektin teknik.
• Arsimi i Mesëm ose i Lartë (përbën avantazh) në profilet Informatike, Inxhinieri elektronike ose degë të ngjashme.
• Të jetë energjik, komunikues, i aftë në punën në grup, dinamik edhe i orientuar drejt objektivit duke bërë të mundur zhvillimin edhe rritjen e kënaqësisë së klientëve.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative❓
Atëherë ne ju mirëpresim❗️

Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin me CV-në e tyre në adresën e-mail info@gpsalbania.com ose për çdo paqartësi tjetër në numrin e tel +35569 66 72 742.


Postuar nga Roland Hoxha / 13 Oct 22 03:30:01