geniuService shpk, VOIP.
OFROJ VENDE PUNE

Detajet e njoftimit

OFROJ VENDE PUNE | ALL35,000

Industria: Ligjore
Pozicioni: Asistent Ligjor
Arsimi: Bachelor
Mosha: E pa percaktuar
Oferta skadon: 05 Oct 2022
Qyteti: Tirane
Adresa: 21 Dhjetori/ Rruga e Kavajes
Drejtimet > Google Map

Pershkrimi:

Lexmark Legal Limited është një firmë ligjore me reputacion në Mbretërinë e Bashkuar, me zyrë qëndrore në Londër e cila planifikon të hapë zyrën e saj në zemër të Tiranës.
Ne jemi të interesuar fillimisht të punësojmë 3 kandidatë të cilët duhet të zotërojnë mirë gjuhën angleze në të shkruar dhe të folur. Preferohen kandidatë me diplomë juridike.
Kushtet:
1. Kandidati duhet të zoterojë mirë gjuhën angleze në të folur dhe të shkruar.
2. Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe të shkruar,
3. I aftë të hartojë deklarata të dëshmitarëve në gjuhën angleze pasi të komunikojë me klientët shqiptarë.
4. Njohuri të shkëlqyera të ligjit dhe sistemit ligjor, (e preferuar)
5. Aftësi të larta organizative, i aftë të punojë nën presión dhe brenda kufizimeve kohore të paraqitura,
6. Të ketë eksperiencë me menaxhimin Elektronik të Dokumenteve dhe Sistemet e Dokumentimit,
7. Niveli i lartë i diskrecionit me çështje konfidenciale,
8. T’i kushtojë rëndësi detajeve, i aftë për për të cilësuar përparësitë dhe përfundimin e tyre, i interesuar të punojë në grup.

Detyrat:
1. Ndihmon stafin në UK të plotësojë formularët, të printojë deklaratat e dëshmitarëve, të depozitojë formularët e lirimit me kusht dhe të ndjekë përditësimet e klientit me Home Office.
2. T’u ofrojë klientëve detaje të përditësuara çdo ditë në lidhje me çështjet.
3. Përditësimi i regjistrimeve të skedarëve në internet në Google Drive.

Pagesa:
Fillimisht një pagë prej 35 000 lekësh, e cila do të rritet me kalimin e kohës dhe me zhvillimin e punës.

Trajnimi:
Ju do të zhvilloni një trajnim të plotë formal nga stafi ynë ligjor në Mbretërinë e Bashkuar, në lidhje me punën teknike, të tilla si formulimi i paketave të lirimit me kusht, aplikimet për lirimin me kusht, formularët, aplikacionet etj.


Postuar nga Lexmark Legal Limited / 04 Sep 22 22:30:01