Kuzhine: 1 |
Dhoma: 2 |
Tualete: 1 |
Siperfaqe: 137m2 |
Gjendja: E mobiluar |
Kate Gjithsej: 1 |
Info: Rinovuar |
Qyteti: Durrës |
Adresa: Gjiri i Lalzit |
Drejtimet > Google Map |
Shtëpia ndodhet në një zonë shumë të qetë, e pozicionuar në një kodër afër kompleksit Lura. Jemi vetëm 5 minuta nga deti dhe nga veranda e saj e gjelbëruar mund të shijohet pamja fantastike e perëndimit të diellit.
Shtëpia ka një verandë të bollshme të pajisur me tavolinë dhe karrige për të shijuar mbasditet dhe mbrëmjet e verës. Në hyrje shtëpia rrethohet nga një oborr i gjelbëruar me lule dhe pemë të ndryshme. Trualli përbri shtëpisë është shfrytëzuar për mbjelljen e frutave dhe perimeve bio të stinës.
Shtëpia është e ndërtuar e gjitha me dru duke i bërë ambjentet e brendshme shumë të këndshsme dhe personale, material natyral që në të njejtë kohë ndihmon në ruajtjen e një temperature të freskët në verë.
Ambjentet organizohen nga një sallë e bollshme ku ndërthuret në mënyrë harmonike zona e gatimit dhe e ngrënies.Zona e natës përbëhet nga 2 doma gjumi dhe një tualet me dritare.
Na kontaktoni për një vizitë në pronë:
HABITAT Real Estate Experts, orari 09.00-20.00