Industria: Ligjore |
Pozicioni: Avokat/e |
Arsimi: Master |
Mosha: E pa percaktuar |
Oferta skadon: 05 Nov 2021 |
Qyteti: Tirane |
Adresa: Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Kulla I, Kati V, Tiranë |
Drejtimet > Google Map |
Studio ligjore “Qeleshi & Associates”, e angazhuar në konsulencë ligjore dhe përfaqësim gjyqësor është në kërkim të një Avokati (pozicion full-time). Ftojmë të aplikojnë të gjithë të interesuarit/at, të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Të kenë së paku 3 (tre) vjet eksperiencë punësimi në një zyrë avokatie;
Të zotërojnë gjuhën angleze dhe italiane, së paku njërën ndër to në nivel profesional dhe njërën në nivel C1;
Të kenë eksperiencë në fushën e përfaqësimit gjyqësor dhe hartimit të kontratave;
Të kenë një mesatare të përgjithshme të studimeve Bachelor dhe Master mbi 8.5;
Të jenë të aftë të punojnë në grup dhe në mënyrë të pavarur.
Për të aplikuar, lutem dërgoni në adresën e e-mail-it info@qeleshi-lawfirm.com një e-mail me subject: “Aplikim për avokat/e”, ku të vendosni në attach:
Letër motivimi në anglisht ose italisht;
CV në anglisht ose italisht.
Afati i fundit i aplikimit është data 05.11.2021.