Një .htaccess file është një skedar i thjeshtë në ASCII i ngjashëm me atë të krijuar nëpërmjet një editor teksti si Notepad apo Simple Tekst. Shumica e njerëzve janë të hutuar me emërtimin e konventës për skedarin. Termi .htaccess nuk është një file.htaccess ose një_faqe.htaccess por është thjeshtë prapashtesa e skedarit e quajtur si të tillë që e bën këtë file të marrë dhe të interpretoj komanda speciale.

Krijimi i .htaccess

Krijimi i skedarit bëhet fare thjeshtë nga një editor teksti por me ndryshim që gjatë shpëtimit të skedarit emri të fillojë me një pikë (.) .htaccess. Në disa editor mund të hasni probleme pasi nuk lejojne shpëtimin e një filë pa i dhënë një emer, por kjo zgjidhet fare mire nqs ju përdorni Notepad++ apo nqs riemertoni skedarin .htaccess në momentin kur e keni ngarkuar në server me ndihmen e programeve ftp.

Ky skedar nuk duhet të jenë të ngarkuar si binary por në menyrën ASCII dhe me CHMOP. htaccess file në 644 për të bërë të përdorshëm nga server dhe te parandalojnë atë nga të qenit lexuar nga një shfletues pasi kjo mund të këtë rrezik për sigurinë .

Përveç perdorimit të faqeve te gabimit (custom error pages), fjalëkalimin dhe mbrojtjen e kartelave, ridrejtimin automatik të vizitorëce, .htaccess është gjithashtu i aftë për të ndryshuar prapashtesat e skedareve, ndalimin e përdoruesit me disa adresë IP, duke lejuar vetëm përdorues me adresa IP të caktuara, ndalimin shfletimin në liste të një katele. Por gjerat që mund të krijoni me këtë file nuk janë vetëm këto sa permendëm mësiper, një perdorim të gjerë .htaccess po e gjen në një faktor të rëndësishëm mbi adresat SEO. Ai mund te rishkruaj adresat e faqes tuaj për një pozicion sa më të mirë në motorret e kërkimit.

Para se të mendoni një projekt duke i dhënë funksione .htaccess sigurohuni që jeni duke përdor një server Apache dhe të keni lejet e duhura për ta përdorur këtë file.

Qëndorni me ne dhe në artikujt në vazhdim, do tu shpjegojmë me qarte si të vendosni një fjalëkalim për kartelën në sever